Lajm i hidhur për futbollin, vdes në aksident sulmuesi 28-vjeçar

Publikuar tek: sport, më 10:38 29-04-2019 Lajm i hidhur për futbollin, vdes në aksident sulmuesi 28-vjeçar

Një lajm i hidhur trondit botën e futbollit. Futbollisti çek i Alanyaspor, Josef Sural ka mbetur i vdekur nga një aksident automobilistik.

28 vjeçari i skuadrës turke ndodhej në një minibus së bashku me 6 shokë skuadre. Lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare në “Tëitter” të klubit të Superligës turke.

Sural raportohet se ka vdekur në spital pas aksidentit. Shtatë lojtarët e kishin marrë me qira automjetin për të udhëtuar drejt transfertës së Kayserispor.

Agjencia turke e lajmeve “Anadolu” tha se aksidenti ndodhi rreth 5,1 kilometra larg qytetit të Alania në bregun jugor të vendit.

Sural luajti 20 herë për kombëtaren e Republikës Çeke, duke shënuar një gol. Para se të transferoheshin në Alanyaspor në janar 2019, 28 vjeçari është aktivizuar me Sparta Pragë dhe Liberec.

hi-res-b642cbdb7a1b669d2c4a6dd25392fd9d_crop_north.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019192934036255
array(1) { ["section"]=> string(70) "lajm-i-hidhur-per-futbollin-vdes-ne-aksident-sulmuesi-28-vjecar-162241" }