VDES drejtori i pyjores në Shkodër Mark Ndou, ra në greminë dhe mbeti i bllokuar në makinë për tre orë me kolegët

Publikuar tek: aktualitet, më 16:55 25-11-2020 VDES drejtori i pyjores në Shkodër Mark Ndou, ra në greminë dhe mbeti i bllokuar në makinë për tre orë me kolegët Mark Ndou

Ka ndërruar jetë Mark Ndou, drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër, i cili së bashku me dy kolegë të tij mbeti i bllokuar për tre orë në makinë. Ata u përfshinë në një aksident në fshatin Bugjon, përgjatë aksit rrugor Iballë-Fierzë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00. Ata ishin nisur për inspektim kur makina e tyre u përmbys duke zënë poshtë tre punonjësit, njëri prej të cilëve është nxjerrë dy orë pas aksidentit. 

Për shkak të terrenit të vështirë ambulanca nuk mund të ndërhynte për të nxjerrë të plagosurit, prandaj u kërkua ndërhyrja e helikopterëve.

Pasi u nxorrën Mark Ndou ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa kolegët i tij ndodhen tek Trauma.

Viktima Mark Ndou

127721288_831966317360768_7784063206025347759_n.jpg

Pukë/Informacion Paraprak

Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll. Gj. po dergohen drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet me DETAJE ngjarja në Elbasan/ Vis korçari me plumb në shpatull shkoi te Trauma, por u arrestua; në kërkim 25-vjeçari që e plagosi (EMRI)
Mjeku Bledi Nini humbi jetën nga Covid-19, SHPËRTHEN kolegu i tij për këngët para spitalit: Ditë e zezë, k*rvat bëjnë aheng »
Article Logic
Execution time: 0.011528015136719
array(1) { ["section"]=> string(130) "lajm-i-hidhur-vdes-drejtori-i-ikmt-ne-shkoder-mark-ndou-ra-ne-gremine-dhe-mbeti-i-bllokuar-ne-makine-per-tre-ore-me-koleget-229099" }