LAJM I KEQ për EUROPËN, ECDC jep alarmin: Vala e DYTË e koronavirusit po infekton më shumë të moshuar

Publikuar tek: bota, më 12:01 22-10-2020 LAJM I KEQ për EUROPËN, ECDC jep alarmin: Vala e DYTË e koronavirusit po infekton më shumë të moshuar Foto ilustruese / PA

Me valën e dytë të Covid-19 që po mbërthen Europën, vihet re se po infektohen më shumë njerëz të moshuar.

Një tendencë shumë shqetësuese kjo, pasi rrezikohet tejmbushja e spitaleve, siç ndodhi në Itali, Spanjë dhe vende të tjera dhe kjo grupmoshë përballet me një rrezik më të lartë vdekje.

Gjatë muajve të verës u vu re një numër infeksionesh, kryesisht tek të rinjtë, të cilët “u liruan nga zinxhirët” prej hapjes së bareve, restoranteve dhe ambienteve të tjera publike.

Në atë kohë, niveli i vdekjeve ishte relativisht i ulët, pasi sipas statistikave, të rinjtë kanë më pak gjasa të preken nga koronavirusi, raporton CNN.

Sidoqoftë, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka paralajmëruar se tani po infektohen më shumë të moshuar. Sipas raportit më të fundit të ECDC-së për situatën, të paktën 13 vende në Europë panë nivele të reja infeksionesh midis njerëzve të moshës 65-vjeç ose më shumë, në krahasim me javën e kaluar që ECSC e kishte përcaktuar si “të lartë”.

Shkalla e infeksionit me Covid-19 midis moshës 65-vjeç në disa vende të Europës Lindore është tani më shumë se dyfishi se sa ishte gjatë valës së parë. Mbi 100 njerëz të infektuar janë raportuar në Republikën Çeke, Rumani, Slloveni dhe Hungari.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, nga fuindi i muajit gusht, pothuajse 88% e të gjitha vdekjeve në Europe ishin midis grupmoshës mbi 65 vjec. Në Republikën Ceke, që nga data 11 tetor, grupmoshat mbi 65 vjec përbënin 14 % të infeksioneve javore dhe 94% të vdekjeve.

Shumë vende Europiane po “garojnë” me kohën për të parandaluar mbingarkimin e sistemeve të tyre të shëndetësisë, duke vendosur rregulla dhe kufizime të reja. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përkeqësohet gjendja e MINISTRES belge, shtrohet në KUJDES INTENSIV një javë pasi u prek nga COVID
»
Article Logic
Execution time: 0.01134204864502
array(1) { ["section"]=> string(106) "lajm-i-keq-per-europen-ecdc-jep-alarmin-vala-e-dyte-e-koronavirusit-po-infekton-me-shume-te-moshuar-224717" }