Lajm i keq për motin, ja si pritet të jetë këtë javë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:00 05-03-2018 Lajm i keq për motin, ja si pritet të jetë këtë javë

Reshjet që kanë përfshirë vendin ditët e fundit do të vijojnë edhe në fillim të kësaj jave.

Sipas IGJEUM edhe dita e hënë do të ketë reshje mesatare në shumicën e qarqeve (përjashtuar qarqet Berat dhe Fier, ku do të jenë të dobëta), lokalisht edhe shtrëngata. Reshjet do të bien kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës së hënë.

Në veri dhe verilindje të vendit pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 1100 m mbi nivelin e detit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit, gjatë ditës së hënë, pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 16 °C

në vendet e ulëta: 9 / 16 °C

në vendet malore: 3 / 10 °C.

Sa i përket përmbytjeve, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje në rritje në të gjithë territorin. Kjo, për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Baseni Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve. Vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve nga kaskada e Lumit Drin.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099711418151855
array(1) { ["section"]=> string(58) "lajm-i-keq-per-motin-ja-si-pritet-te-jete-kete-jave-112223" }