Lajm I KOBSHËM: Covid-19 i merr jetën Kasem Hysenbelliut, biznesmen dhe pronar mediash

Publikuar tek: aktualitet, më 08:54 05-12-2020 Lajm I KOBSHËM: Covid-19 i merr jetën Kasem Hysenbelliut, biznesmen dhe pronar mediash

Kasem Hysenbelliu, biznesmeni dhe pronari i medias Fax News nuk jeton më. Lajmi tragjik bëhet me dije mëngjesin e sotëm.

Vetë televizioni në pronësi të tij njofton lajmin e kobshëm, se biznesmeni i njohur ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, pas disa ditësh betejë me Covid-19. Ai po kurohej në Turqi.

Një mesazh të ndjerë për zotin Hysenbelliu ka shkruar dhe nipi i tij, Fatmir Hysenbelliu, djali i vëllait të tij, Irfan Hysenbelliu, që është president i medias News 24. “Zemërthyer nga ky lajm. Gjithmonë do të kujtojë me buzëqeshjen tënde. Prehu në paqe xhaxhi”, shkruan Fatmir Hysenbelliu.

Më herët, Kasem Hysenbelliu ka qenë drejtor i përgjithshëm i News 24, Balkanëeb dhe Gazeta Shqiptare. Gjithashtu, ai ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Hysenbelliu, për humbjen e të shtrenjtit të tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Nuk mund të denigrosh’, Aktivistja debaton me Ylli Rakipin, gazetari: S’jam aty se ta tregoja unë ty! (VIDEO)
E rëndë në Shkodër, vetëvritet 40 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.0094821453094482
array(1) { ["section"]=> string(91) "lajm-i-kobshem-covid-19-i-merr-jeten-kasem-hysenbelliut-biznesmen-dhe-pronar-mediash-230246" }