LAJM I KOBSHËM/ Ndërron jetë nga Covid-19 një 21-vjeçar nga Elbasani

Publikuar tek: aktualitet, më 22:37 22-10-2020 LAJM I KOBSHËM/ Ndërron jetë nga Covid-19 një 21-vjeçar nga Elbasani Doktoreshë Najada Çomo, foto arkive

Një lajm i hidhur vjen këtë mbrëmje nga Elbasani. Burime për mediat bëjnë me dije se një i ri 21-vjeçar nga Elbasani ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Ai kishte ditë që kurohej në shtëpi, por dje në mbrëmje u dërgua në spital. Mësohet se i riu kishte sëmundje bashkëshoqëruese, por nuk dihet ende çfarë konkretisht.

Ai dje u fut në intubim, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Nuk bëhet me dije identiteti i tij, por ky djalosh është viktima më e re në moshë e koronavirusit në vendin tonë.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet familjes.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhdukja e Remzi Hoxhës, Hashim Thaçi: Autorët janë në Tiranë!
Yuri Kim thirrje shqiptarëve: Ata që janë kundër reformës në drejtësi duan që ju të hiqni dorë, mos i besoni propagandës »
Article Logic
Execution time: 0.010220050811768
array(1) { ["section"]=> string(74) "lajm-i-kobshem-nderron-jete-nga-covid-19-nje-21-vjecar-nga-elbasani-224797" }