Lajm i kobshëm: Një nga 3 punëtorët që kanë ngecur në minierën e Dibrës gjendet i pajetë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:12 28-10-2020 Lajm i kobshëm: Një nga 3 punëtorët që kanë ngecur në minierën e Dibrës gjendet i pajetë Foto ilustruese

Një lajm i hidhur na vjen nga Selishta e Dibrës.

Gazetari Neki Feta raporton për abcnews se sipas dëshmive të banorëve të zonës, një prej 3 punëtorëve që kanë ngecur brenda minierës është konstatuar i pajetë. Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga policia. Autoritetet dyshojnë se ata kanë mbetur në brendësi të galerisë në fshatin Balgjaj, në Dibër.

Dyshimet e policisë janë shtuar edhe më tej pas gjetjes së sendeve personale dhe të telefonave të tre minatorëve në dhomën e zhveshjes. Deri më tani është identifikuar vetëm inxhinieri, Ismail Hoxha 62 vjeç nga Dibra.

“Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15,  shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër,  se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat  mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit. Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera,  për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve”, njofton Policia.

Kolegët e të humburve

WhatsApp-Image-2020-10-28-at-22.38.53-640x485.jpeg

Vijon...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapexhiu sqaron deklaratën e fortë, tregon me çfarë do e ‘vrasë’ Mustafa Nanon
LAJM I KOBSHËM: Të zhdukur në galerinë e minierës, gjenden TË VDEKUR 3 minatorët (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011857986450195
array(1) { ["section"]=> string(94) "lajm-i-kobshem-nje-nga-3-punetoret-qe-kane-ngecur-ne-minieren-e-dibres-gjendet-i-pajete-225572" }