LAJM I KOBSHËM: Të zhdukur në galerinë e minierës, gjenden TË VDEKUR 3 minatorët (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:22 29-10-2020 LAJM I KOBSHËM: Të zhdukur në galerinë e minierës, gjenden TË VDEKUR 3 minatorët (EMRAT) Foto ilustruese

Tre minatorët që kishin mbetur të bllokuar prej dy ditësh në një nga minierat e Dibrës, janë gjetur të pajetë mëngjesin e sotëm.

Mësohet se tre minatorët kanë ndërruar jetë nga asfiksia dhe trupat e tyre janë gjetur mëngjesin e sotëm. Inxhinieri Ismail Hoxha dhe dy minatorët, Ruzhdi Rrushiti e Fatos Cesku ishin bllokuar në galerinë e minierës së Selishtës në Dibër prej 48 orësh.

Policia e Dibrës njoftoi dje se në galerinë ‘Balgjaj’ në Selishtë, inxhinieri i identifikuar si Ismail Hoxha 64-vjeç nga Dibra, kishte mbetur i bllokuar brenda në minierë së bashku me dy punëtorë. Menjëherë nisi puna për nxjerrjen e tyre nga ekipet e avari-shpëtimit, të cilët fatkeqësisht i kanë gjetur të vdekur.

Alarmin në polici e dha vëllai i 64-vjeçarit, Sami Hoxha. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake u njoftua se personat kishin mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodheshin në dhomën e ndërrimit. Miniera e kromit në Balgjaj ndodhet në një territor të vështirë mes Dibrës dhe Matit.

"Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë,  kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 3:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit,  u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, Ismail Hoxha, 64 vjeç, banues në Peshkopi; Fatos Çesku, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Ruzhdi Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë”, njofton Policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajm i kobshëm: Një nga 3 punëtorët që kanë ngecur në minierën e Dibrës gjendet i pajetë
Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, priten reshje lokale shiu në veriperëndim të vendit »
Article Logic
Execution time: 0.011044025421143
array(1) { ["section"]=> string(91) "lajm-i-kobshem-te-zhdukur-ne-galerine-e-minieres-gjenden-te-vdekur-3-minatoret-emrat-225577" }