Lajm i madh botëror: Një brazilian i infektuar me HIV-AIDS, është pacienti i parë në botë që mund të kurohet vetëm me ilaçe farmaceutike

Publikuar tek: bota, më 18:15 07-07-2020 Lajm i madh botëror: Një brazilian i infektuar me HIV-AIDS, është pacienti i parë në botë që mund të kurohet vetëm me ilaçe farmaceutike Foto ilustruese

Një burrë brazilian rreth të 30-ave, i infektuar me HIV, ka kaluar një trajtim afat gjatë mjekësor, dhe tani mund të bëhet personi i parë në botë që kurohet nga kjo sëmundje vdekjeprurëse, vetëm me ilaçe farmaceutike.

Kjo ka rritur edhe shpresën për kurë për miliona njerëz që janë të prekur. Mjekët raportojnë që pacientit ia dhënë shumë ilaçe kundër AIDS, përfshirë terapinë antiretrovirale ose ART. Lista e ilaçeve u plotësua me antiretroviralë shtesë, plus një ilaç të quajtur nikotinamide, një formë e vitaminës B3.

Dy persona të tjerë besohet se janë shëruar nga HIV, por ata të dy iu nënshtruan transplanteve të palcës së eshtrave, metodë me rrezik të lartë.

virusi.jpg

Pacienti, i paidentifikuar, u diagnostikua me HIV në 2012 dhe iu nënshtrua një terapie intensive 48-javore me ilaçe. Pam më shumë se një vit më vonë, atij iu bënë analizat dhe u rezultoi negativ.

Dr Ricardo Diaz nga Universiteti i Sao Paulo në Brazil, i cili drejtoi studimin, i tha Telegrafit: 'Mendoj se është shumë premtuese. Ky pacient mund të shërohet.

Për më shumë lexoni dailymail.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009721040725708
array(1) { ["section"]=> string(141) "lajm-i-madh-boteror-nje-brazilian-i-infektuar-me-hiv-aids-eshte-pacienti-i-pare-ne-bote-qe-mund-te-kurohet-vetem-me-ilace-farmaceutike-213153" }