Lajm i madh: Vaksina britanike anti-Covid funksionon tek të moshuarit, do të jetë gati para Krishtlindjeve

Publikuar tek: bota, më 16:14 26-10-2020 Lajm i madh: Vaksina britanike anti-Covid funksionon tek të moshuarit, do të jetë gati para Krishtlindjeve Foto ilustruese

Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit shkakton një përgjigje imune 'të fuqishme' tek të moshuarit, ka treguar një studim, teksa Matt Hancock thotë se dozat e para mund të jenë gati para Krishtlindjeve.

Ai sugjeron që grupi në rrezik më të lartë nga Covid-19 mund të mbrohet nëse i jepet injeksioni eksperimental.

Rezultatet e provave tregojnë se vaksina, e cila po prodhohet në masë nga AstraZenec, nxiti çlirimin e antitrupave dhe qelizave T, të cilat luftojnë Covid-19, në moshën mbi 55 vjeç.

Ndërkohë ky zbulim në vetvete nuk dëshmon se vaksina do të funksionojë në parandalimin e infeksionit Covid-19, është një provë premtuese.

Vaksina aktualisht është në fazën 3 të provës klinike. Në këto studime, njerëzve u jepet një dozë, studiuesit presin që ata të infektohen natyrshëm dhe të kontrollojnë nëse vaksina ishte e suksesshme në parandalimin e sëmundjes.

Studiuesit e saj thonë se doza mund të jetë gati deri në fund të vitit dhe të shtrihet masivisht në pranverë në 2021, raportojnë mediat britanike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdes papritur nënkryetari i Bundestag-ut, Thomas Opperman, tronditet Merkel
E trishtë, modelja 20 vjeçare i jep fund jetës (ARSYEJA) »
Article Logic
Execution time: 0.012351989746094
array(1) { ["section"]=> string(111) "lajm-i-madh-vaksina-britanike-anti-covid-funksionon-tek-te-moshuarit-do-te-jete-gati-para-krishtlindjeve-225223" }