LAJM I MIRË/ Agjencia STOP KRIMIT gjen një vajzë të trafikuar nga Shqipëria

Publikuar tek: aktualitet, më 15:49 03-02-2018 LAJM I MIRË/ Agjencia STOP KRIMIT gjen një vajzë të trafikuar nga Shqipëria

Gjendet një vajzë e trafikuar nga një qytet i Shqipërisë. Ndoshta për shkak se bëhet fjalë për një histori delikate emri i vajzës shqiptare nuk bëhet me dije por lajmin e jep Agjencia Stop Krimit.

Një nga misionet e Agjencisëe Kërkimit dhe Investigimit të Unionit Stop Krimit ështëe dhe bashkëpunimi me Organizatat Kombëtare dhe Ndërkombetare shtetërore dhe private për gjetjen e personave të humbur dhe të trafikuar që kërkohen nga familjarët dhe interpoli.

Në foton që shikoni është drejtori i Filialit për Qarkun Gjirokastrës si dhe zv/Drejtor i AKI, AGJENSIA E KËRKIMIT DHE INDENTIFIKIMIT, të Unionit " Stop Krimit" 2015 . Z / Kostas Aggelou. Në Barcelonë me kontaktet për verifikim dhe gjetjen,e njerëzve të humbur si dhe femrat e trafikuara.

“Mbas një pune të palodhshme të agjenteve të kërkimit të Unionit Stop Krimit për gjetjen e një vajze të trafikuar nga një qytet i Shqipërisë , grup i cili drejtohej nga zoti Kosta Aggelou Zv.Drejtori i AKI -së së Unionit Stop krimit dhe Drejtor i Filialit të këtij Unioni për Qarkun e Girokastrës bëmë të mundur gjetjen dhe rikthimin e kësaj vajze pranë familjes së saj. Me këtë rast falenderojmë organet kompetente të Barcelonës për bashkëpunimin në këtë mision me Unionin Stop Krimit”, shkruan agjencia ndërsa jep lajmin.

gjetje.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070309638977051
array(1) { ["section"]=> string(81) "lajm-i-mire-agjencia-stop-krimit-gjen-nje-vajze-te-trafikuar-nga-shqiperia-108991" }