Shifrat në 24 orë: Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vendin tonë, ja sa janë rastet e reja (BILANCI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:45 24-09-2020 Shifrat në 24 orë: Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vendin tonë, ja sa janë rastet e reja (BILANCI) Dr. Flutura Beqo

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit përsa i përket situatës së krijuar nga Covid-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktima si pasojë e vitusit, gjë që nuk ndodhte prej kohësh. Janë kryer 852 testime, nga të cilat 134 kanë rezultuar pozitivë.

Ditën e sotme janë shëruar 100 pacientë, duke e çuar në 7239 numrin e përgjithshëm të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Situata në spitale vijon të mbetet e qendrueshme. Në dy spitalet Covid janë të shtruar 186 pacientë, 16 në terapi intensive dhe 5 në intubim.

Ministria e Shëndetësisë: 100  të shëruar dhe  134 raste të reja me COVID19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni.

Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Ju lutemi mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura, si armët e vetme në betejën me SARSCOV2.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.

Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit  janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:

61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier,

5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë,

nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)

Testime totale                         83103

Raste pozitive              12921

Raste të shëruara       7239

Raste Aktive                 5312

Humbje jete 370  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        2630

Durrës                    576

Shkodër                   380

Lezhë           302

Elbasan                    300

Korçë           250

Fier                          246

Vlorë               195

Kukës               154

Berat               108

Dibër                 90

Gjirokastër         81

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014642953872681
array(1) { ["section"]=> string(97) "lajm-i-mire-asnje-humbje-jete-nga-covid-19-ne-vendin-tone-ja-sa-jane-rastet-e-reja-bilanci-221520" }