LAJM I MIRË: Bursa falas për të studiuar në Rusi, ja deri ku mund të aplikoni

Publikuar tek: aktualitet, më 19:59 01-02-2018 LAJM I MIRË: Bursa falas për të studiuar në Rusi, ja deri ku mund të aplikoni

Ambasada ruse në Tiranë ka një lajm të mirë për studentët dhe maturantët që duan të kryejnë studimet jashtë.

Ditën e sotme, nëpërmjet faqes zyrtare ka njoftuar se ka filluar aplikimi për të përfituar bursa falas për të studiuar në shtetin rus. Afati i fundit i aplikimit është data 1 mars.

Njfotimi i plotë:

Të dashur maturantë dhe studentë shqiptarë! Dëshironi të studioni në Rusi?

Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë për fillimin e aplikimeve për përfitimin falas të bursave studimi për në universitetet më të mira ruse për vitin mësimor 2018-2019. Afati i fundit i aplikimit është data 1 mars. Opsionet e mundshme janë studimet bachelor, master, doktoraturë, si edhe programe të tjera. Për listën e specializimeve, procedurën e aplikimit dhe informacione të tjera ju lutemi ta vizitoni linkun më poshtë.

Akordimi i bursave për të rinjtë shqiptarë realizohet në kuadër të programit të përvitshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar "Rossotrudniçestvo".

Mos e humbisni këtë shans të bashkoheni me dhjetëra studentë shqiptarë që tashmë e kanë zgjedhur Rusinë si vendin ku ofrohet arsimi shumë cilësor dhe me standarde të larta!
--------------------------------------------
Вниманию желающих обучаться в России!

Министерство образования и науки Российской Федерации и Федеральное агентство по международному гуманитарному сотрудничеству «Россотрудничество» объявляют о начале конкурсного отбора кандидатов на получение государственной стипендии на 2018/2019 учебный год, дающей возможность бесплатного обучения в ведущих российских вузах по широкому спектру специальностей. Срок подачи заявок – до 1 марта.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SKANDAL: Dy zyrtarët e PD-së sherr me qytetarin, grushta në mes të Tiranës
Ministri Klosi jep lajmin e mirë për liqenin e Pogradecit: Tashmë është në sprovën e UNESCO-s »
Article Logic
Execution time: 0.01262378692627
array(1) { ["section"]=> string(82) "lajm-i-mire-bursa-falas-per-te-studiuar-ne-rusi-ja-deri-ku-mund-te-aplikoni-108777" }