Rikthehet mes kolegësh deputeti Bashkim Fino. Fotografi i Kuvendit, Agim Rama jep lajmin e madh dhe të gëzueshëm për deputetin e Partisë Socialiste Bashkim Fino i cili gjendej shtruar në Itali për shkak të një sëmundjeje.
Deputeti është rikthyer mes kolegëve në krye të detyrës ndërsa është përmirësuar tërësisht gjendja e tij shëndetësore. Qeveria akordoi tre herë fond për kurimin e deputetit Fino.