LAJM I MIRË/ Elvis Naçi mban premtimin, Renisi niset me avion në Turqi

Publikuar tek: aktualitet, më 21:17 09-10-2019 LAJM I MIRË/ Elvis Naçi mban premtimin, Renisi niset me avion në Turqi Renisi niset me avion sanitar drejt Turqise

Renis Muça vetëm 14 vjeç aktualisht në gjendje kome është aksidentuar nga një makinë në 17 korrik të këtij viti. Prej gati 3 muajsh Renisi gjendej i shtruar në ambjentet e Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka pësuar dëmtime në tru, ndërsa familja nuk i kishte mundësitë ekonomike për ta dërguar për kurim në Turqi.

Apeli i familjarëve për të mbledhur shumën prej 60 mijë eurosh që duhej për trajtimin katër mujor të Renisit ishte i madh, ndërsa filantropi Elvis Naçi përmes fondacionit Firdeus siguroi fillimisht avionin sanitar për transport drejt Ankarasë dhe 5 mijë euro.

Tashmë, fatmirësisht Renisi është nisur me avion sanitar drejt Turqisë, ku do të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Ndiqni videon e mëposhtme:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045712947845459
array(1) { ["section"]=> string(75) "lajm-i-mire-elvis-naci-mban-premtimin-renisi-niset-me-avion-ne-turqi-181431" }