Lajm i mirë: Gjenden foletë e tre zogjve të rrallë në Shqipëri. Shikoni fotot e mrekullueshme

Publikuar tek: aktualitet, më 19:14 10-04-2017 Lajm i mirë: Gjenden foletë e tre zogjve të rrallë në Shqipëri. Shikoni fotot e mrekullueshme

AOS ka nisur së fundmi punën për grumbullimin e të dhënave për Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë, dhe puna duket se ka nisur mbarë pas gjetjes së disa shpendëve dhe foleve të tyre.

AOS-Albanian Ornithological Society njofton për monitorimin në faqen zyrtare në Facebook:

“Sot rinisëm punën për grumbullimin e të dhënave mbi Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë si kontribut për Atlasin e Shpendëve Folezues të Europës 2.

Gjetëm shenja folezimi të shumë specieve si dhe foletë e tre prej tyre: Huta (Buteo buteo), Qafëdredhësi (Jynx torquila) dhe Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus). Ky i fundit u gjet në një koloni të vogël të përbërë nga 3-4 cifte folezues.

Një ditë vërtet e këndshme për AOS!

Qëndroni me AOS për të rejat më të fundit nga sezoni I folezimit që sapo ka nisur.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069620609283447
array(1) { ["section"]=> string(97) "lajm-i-mire-gjenden-folete-e-tre-zogjve-te-rralle-ne-shqiperi-shikoni-fotot-e-mrekullueshme-74730" }