Lajm i mirë nga Hollanda, partia e kryeministrit liberal barazon në sondazhe radikalin Wilders

Publikuar tek: bota, më 14:59 22-02-2017 Lajm i mirë nga Hollanda, partia e kryeministrit liberal barazon në sondazhe radikalin Wilders

Partia Liria e deputetit anti-islam Geert Wilders, i cili zakonisht ka kryesuar në sondazhe, është sot në barazi me formacionin e kryeministrit liberal, Mark Rutte, tre javë nga zgjedhjet legjislative të 15 marsit në Holandë.

”Nëse do të mbaheshin zgjedhjet këtë javë PVV do të merrte 24 deri në 28 vende, ndërkohë që VVD e Mark Rutte do të merrte 23 deri në 27 vende nga 150 që numëron Dhoma e Ulët e Parlamentit”, theksoi qendra e referencës ”Peilingwijzer”, që kryen sondazhe të ndryshme.

“Kjo diferencë duke marrë parasysh dhe marzhin e gabimit nuk është domethënëse”, theksoi stacioni televiziv publik NOS.

Në përqindje, VVD do të merrte 15,2-16,9 për qind të votave ndërkohë që PVV do të merrte 15,8-17,6 për qind të votave.

Rreth 13 milionë holandezë janë thirrur më 13 mars që të votojnë.

Zgjedhje do zhvillohen edhe në Gjermani dhe në Francë dhe një fitore e Geert Wilders mund të ishte dinamike për aleatët ideologjikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foshnja lind me dhëmbë, shokohen mjekët, fotot e saj bëhen virale në rrjetet sociale (Foto)
Alarm në Paris, gjendet bombë artizanale brenda qendrës tregtare »
Article Logic
Execution time: 0.011890888214111
array(1) { ["section"]=> string(99) "lajm-i-mire-nga-hollanda-partia-e-kryeministrit-liberal-barazon-ne-sondazhe-radikalin-wilders-69583" }