LAJM I MIRË nga Infektivi, 17 pacientë të tjerë fitojnë 'betejën' me COVID-19

Publikuar tek: aktualitet, më 07:18 10-04-2020 LAJM I MIRË nga Infektivi, 17 pacientë të tjerë fitojnë 'betejën' me COVID-19 Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë shqiptarët një lajm të mirë nga spitali Infektiv.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka njoftuar se se janë shëruar edhe 17 pacientë të infektuar me COVID-19.

“Lajm i mirë, 17 të shëruar sot”, shkruan Rama, lajm të cilin e ka shpërndarë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë që tashmë, numri i personave që kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri ka shkuar në 182.  Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 409 dhe 23 persona kanë ndërruar jetë.

Duket se në Shqipëri situata po përmirësohet ndjeshëm, pasi numri i të infektuarve po ulet çdo ditë, ndërsa ai i të shëruarve po rritet.

Kryeministri ka deklaruar se do të ketë lehtësim të masave nëse ky trend i ulët i infektimeve vazhdon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010934114456177
array(1) { ["section"]=> string(81) "lajm-i-mire-nga-infektivi-17-paciente-te-tjere-fitojne-betejen-me-covid-19-202060" }