Lajm i mirë nga Kosova, asnjë rast i ri me COVID në 24 orët e fundit

Publikuar tek: aktualitet, më 21:17 24-05-2020 Lajm i mirë nga Kosova, asnjë rast i ri me COVID në 24 orët e fundit Foto ilustruese

Një lajm i mirë vjen nga Kosova, ku në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me koronavirus.

Ndërkohë 4 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 789 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 32 persona të prekur me koronavirus, prej të cilëve 29 kanë humbur jetën.

Njoftimi i IKSHPK-së:

SOT ASNJË RAST I RI POZITIV ME COVID-19!

Sot më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 138 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv.

Sot janë shëruar 4 persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010020017623901
array(1) { ["section"]=> string(74) "lajm-i-mire-nga-kosova-asnje-rast-i-ri-me-covid-ne-24-oret-e-fundit-207655" }