Lajm i mirë nga Kreta, Shqipëria dhe Greqia arrijnë marrëveshjen për detin

Publikuar tek: politike, më 20:57 11-11-2017 Lajm i mirë nga Kreta, Shqipëria dhe Greqia arrijnë marrëveshjen për detin

Mes Shqipërisë dhe Greqisë është arritur me në fund marrëveshja e shumëpërfolur për detin.

Sipas burimeve të Top Channel,  marrëveshja e detit mund të konsiderohet e përfunduar. Pala greke ka pranuar se me marrëveshjen e viti 2009 Shqipëria humb sovranitet në territor ndaj dhe është rënë dakord që të ketë një ndarje të re. Pikërisht për këtë do të ketë referime të reja në terren, nga të cilat Shqipëria nuk do të humbë asnjë metër katror sipërfaqe.

Duket se çështja e varrezave të të rënëve të ushtarëve grekë në Luftën e Dytë Botërore do t’i bashkangjitet listës së çështjeve të mbyllura mes dy vendeve. Pala greke insistoi se bëhet fjalë për një çështje humane, ndaj dhe si e tillë duhet të trajtohet, shkruan tch.

Për çështjet konsullore tashmë është rënë gjithashtu dakord dhe mbetet për të përfunduar formulën sesi do të aborgohet në praktikë edhe kjo çështje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047181129455566
array(1) { ["section"]=> string(79) "lajm-i-mire-nga-kreta-shqiperia-dhe-greqia-arrijne-marreveshjen-per-detin-99213" }