LAJM I MIRË! Nis riatdhesimi i katër FËMIJËVE shqiptarë nga kampi AL-HOL në SIRI (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 15:02 26-10-2020 LAJM I MIRË! Nis riatdhesimi i katër FËMIJËVE shqiptarë nga kampi AL-HOL në SIRI (FOTO-VIDEO)

Një lajm i mirë vjen nga Siria, aty ku Gjysmëhëna e Kuqe Siriane ka nisur riatdhesimin e katër fëmijëve shqiptarë dhe një gruaje që ndodhen në kampin Al-Hol.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Gjysmëhëna e Kuqe Siriane, Syrian Red Crescent, njofton se me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe me bashkëpunim të palëve të interesuara, është kryer me sukses lëvizja e fëmilëve shqiptarë që ndodhen në kampin e Al-Hol në Hasakeh.

Ky grup i parë i fëmijëve, dy prej të cilëve janë nga familja Dumani, pritet të nisen tashmë drejt Shqipërisë, ndërsa kujtojmë se sipas raportimeve nga gazetarët që e kanë vizituar këtë kamp, janë rreth 30 fëmijë shqiptarë që ndodhen aty.

Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë përfunduar në këtë kamp, pasi u larguan drejt Sirisë me prindërit e tyre, gjatë kohës kur ISIS bënte thirrje për rekritimin e xhihadistëve. Shumë prej tyre kanë humbur jetën në luftë, duke bërë që fëmijët të mbeten të vetëm në kampin e madh dhe të rrezikshëm të Al-Hol.

Ishte rasti i parë ai i Alvin Berishës, djalit shqiptar që u mediatizua në Itali, duke nxitur angazhimin e autoriteteve që mundësuan kthimin e tij.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi evakkuar me sukses dhe nisur drejt Shqipërisë katër fëmijë dhe një grua me aftësi të kufizuara. Dua të falenderoj qeverinë siriane që na lehtësoi punën për të kryer këtë punë të mirë”, tha Khaleb Hboubati president i Gjysmëhënës Siriano-Arabe.

VIDEO: 

Edhe në këtë operacion ka asistuar Marc I. Ghorayeb, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Shqipërisë në Liban.

fghtrj6j6j6j6j.jpg

Operacionin e ka përshëndetur edhe Francesco Rocca Presidenti i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Ndërkombëtare.

“Riatdhesimi i fëmijëve nga kampi i Al-Hol duhet të jetë një domosdoshmëri për të gjitha qeveritë. I lumtur për Gjysmëhënën e Kuqe Siriane, presidentin Khaled Hboubati dhe të gjita palët e përfshira në operacionin për kthimin e fëmijëve shqiptarë”, shkruan ai. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arabët i përgjigjen deklaratave të Macron për Islamin, tërheqin nga tregu produktet franceze
Vdes papritur nënkryetari i Bundestag-ut, Thomas Opperman, tronditet Merkel »
Article Logic
Execution time: 0.019421100616455
array(1) { ["section"]=> string(97) "lajm-i-mire-nis-riatdhesimi-i-kater-femijeve-shqiptare-nga-kampi-al-hol-ne-siri-foto-video-225211" }