Lajm i mirë për ata që kanë nisur plazhin, e gjithë java me temperatura vere

Publikuar tek: aktualitet, më 08:03 13-07-2020 Lajm i mirë për ata që kanë nisur plazhin, e gjithë java me temperatura vere Foto ilustruese

Java që presim përpara na ka rezervuar më në fund mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë fiiluar tashmë pushimet.

Sipas Shërbimit Meterologjik, moti përgjatë gjithë javës (nga e Hëna deri të Premten) do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në formë pikash.

E vetmja gjë tjetër që mbetet për tu theksuar është se dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m-s. Po kështu edhe dita e Premte do të ketë të njejtën karakteristikë sa i përket elementit të erës ndërsa për ditët e tjera era do të fryjë kryesisht e qetë.

107829311_957861351319871_3449646734437831967_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096678733825684
array(1) { ["section"]=> string(82) "lajm-i-mire-per-ata-qe-kane-nisur-plazhin-e-gjithe-java-me-temperatura-vere-213673" }