Lajm i mirë për durrsakët, kjo kompani hap 120 vende të reja pune

Publikuar tek: ekonomi, më 11:51 02-06-2017 Lajm i mirë për durrsakët, kjo kompani hap 120 vende të reja pune

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  Milva Ekonomi zhvilloi një vizitë në kompaninë RE-GI tekstil, e cila operon në fushën e prodhimit të konfesioneve të destinuara të gjitha për eksport në tregun Italian. Kompania ndodhet në zonën e Shkozetit dhe operon prej rreth 7 vitesh, edhe pse eksperienca e pronarëve të saj është shumë më e gjatë në këtë sektor.

Vizita e Ministres Ekonomi në këtë sipërmarrje bëhet në vijim të vizitave të saj për të mbështetur biznesin, për të promovuar rastet  model dhe për t’i inkurajuar këto sipërmarrje të ecin përpara.

Kompania në fjalë, me administrator Xhuljeta dhe Arkezi Copa, në  vitin 2012 është financuar për një pjesë të investimeve të saj, nga Linja e Kredisë e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, me një vlerë 140,000 Euro.

Ministrja Ekonomi vizitoi mjediset e kësaj kompanie për të parë nga afër investimin por dhe ecurinë e kësaj kompanie.  Copa tha se falë këtij investimi kompania ka rritur punën dhe fitimet e veta, pasi një makineri e blerë me këtë mbështetje financiare shkurton proceset e punës dhe kryen punën e gjashtë punëtorëve.

Kryesisht kjo kompani prodhon uniforma kuzhine, por dhe veshmbathje, bluza etj. Aktualisht punojnë rreth 200 punëtore, por së shpejti do të hapet dhe një mjedis i ri ku do të punësohen 120 punonjës të tjerë, nga Durrësi, Shijaku dhe zonat perreth.

Ministrja vlerësoi ambjentet shumë komode të punës dhe investimin e bërë nga kjo kompani, jo vetëm në makineri e teknologji, por dhe në mjediset përreth, ku punonjësit ndihen më mirë, me ambiente të jashtme të rreuglluara dhe të gjelbëruara.

Ministrja Ekonomi inkurajoi pronarët e kësaj kompanie për kontributin e tyre për produkte që në eksport shkojnë me markën “Made in Albania”.

Gjithashtu, Ministrja dëgjoi dhe problematikën me të cilat përballet ky biznes, ku ajo që u kërkua është lehtësimi i procedurave në dogana dhe njehsimi i këtyre procedurave në të gjitha doganat.

Ministrja premtoi se këto situata janë adresuar, pasi pikërisht mbledhja e radhës e Këshillit të Investimeve ishte për këtë çështje, pra për lehtësimin edhe më tej të procedurave në dogana, si një kërkesë e ardhur nga biznesi.

Ndihma për këtë kompani është pjesë e programit të qeverisë italiane, nëpërmjet Agjensisë së Kooperacionit Italian për Zhvillim në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për të mbështetur realisht biznesin shqiptar. Rreth 25 milionë Euro është shifra që ka financuar deri tani programi për zhvillimin e Sektorit privat PRODAPS, në ndihmë të bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare, nga të cilat kanë përfituar 112 biznese dhe janë hapur 1550 vende pune.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024609088897705
array(1) { ["section"]=> string(70) "lajm-i-mire-per-durrsaket-kjo-kompani-hap-120-vende-te-reja-pune-80934" }