Lajm i mirë: Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Spanja shënon zero viktima nga Covid-19, Italia shënon ulje të shifrave

Publikuar tek: bota, më 19:54 01-06-2020 Lajm i mirë: Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Spanja shënon zero viktima nga Covid-19, Italia shënon ulje të shifrave

Për herë të parë që nga muaji mars, kur shpërtheu pandemia në Spanjë, sot atje nuk është shënuar asnjë viktimë. Lajmi i mirë bëhet i ditur nga mediat vendase.

Shefi i përgjigjes për shëndetin e urgjencës, Fernando Simón tha se ky fakt ishte shumë inkurajues. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme Simon tha se sot kishin rezultuar pozitivë vetëm 71 raste të reja me COVID-19.

Në total Spanja ka 27.127 të vdekur dhe 286.509 të infektuar. Ndërkohë në Itali ka pasur një rënie të numrit të viktimave, 60 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 33.475 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Me 200 rastet e reja, numri total i të infektuarve në shtetin fqinj ka shkuar në 233.197.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01012110710144
array(1) { ["section"]=> string(133) "lajm-i-mire-per-here-te-pare-qe-nga-fillimi-i-pandemise-spanja-shenon-zero-viktima-nga-covid-19-italia-shenon-ulje-te-shifrave-208679" }