Lajm i mirë për Kosovën, deputetët e Parlamentit Europian kërkojnë nga Gjermania heqjen e vizave brenda vitit 2020

Publikuar tek: bota, më 14:16 27-06-2020 Lajm i mirë për Kosovën, deputetët e Parlamentit Europian kërkojnë nga Gjermania heqjen e vizave brenda vitit 2020 Parlamenti Europian

Ish- sekretari i Ministrisë së Integrimit Europian, Demush Shasha, la njoftuar se 33 anëtarë të Parlamentit Europian i kanë dërguar një letër kancelares gjermane Angela Merkel ku i kërkojnë liberalizimin e vizave me Kosovën brenda vitit 2020.

“Dje, 33 anëtarët e Parlamentit Evropian nga 4 grupe më të mëdha parlamentare të Parlamentit Evropian i kanë shkruar Kancelares Merkel dhe Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë z. Seehofer që të sigurojnë se vendimmarrja për liberalizim të vizave për Kosovën të përfundohet brenda vitit 2020 në kuadër të Presidencës Gjermane”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl është njëri nga nënshkruesit e letrës që deputetët e PE-së i kanë dërguar kancelares Angela Merkel.

“Popujt e të gjitha shteteve të Ballkanit mund të vizitojnë BE-në pa viza. Të gjitha shtetet? Jo. Populli i Kosovës akoma duhet të përgatisë dokumente dhe të paguajë për të vizituar shokët dhe familjarët. Ndonjëherë ata refuzohen. Turp. Presidenca gjermane mund të luaj një rol kyç për të rregulluar këtë” , ka shkruar Mandl

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022214889526367
array(1) { ["section"]=> string(120) "lajm-i-mire-per-kosoven-deputetet-e-parlamentit-europian-kerkojne-nga-gjermania-heqjen-e-vizave-brenda-vitit-2020-211952" }