LAJM I MIRË PËR SHQIPËRINË/ Drafti i Komisionit Evropian: Hapen bisedimet për anëtarësim në BE

Publikuar tek: aktualitet, më 14:18 09-01-2018 LAJM I MIRË PËR SHQIPËRINË/ Drafti i Komisionit Evropian: Hapen bisedimet për anëtarësim në BE

Shqipëria do të hapë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian këtë vit. Lajmi konfirmohet nga EUObserver, media e komisionit evropian që ka siguruar raportin që ky komision do ti propozojë këshillit dhe qe pritet të miratohet në 14 shkurt.

Afati kohor I anëtarësimit për një valë të re vendesh është vitit 2025 për vendet e Ballkanit. “Ballkani perëndimor ka një dritare historike dhe një mundësi. Për herë të parë, perspektiva e tyre e anëtarësimit ka një afat” thuhet në dokumentin e komisionit. “Me vullnet politik, reforma reale dhe zgjidhje në vend të sherreve me fqinjët, Mali I Zi dhe Serbia do të jenë gati për anëtarësim në vitin 2025” thuhet në draftin që disponon EuObserver.

Thuhet gjithashtu se Shqipëria, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova “duhet të avancojnë në rrugën e tyre evropiane deri atëherë”.

Serbia dhe Mali i Zi që tani kanë hapur bisedimet e anëtarësimit. Shqipëria dhe Maqedonia shpresohet ta bëjnë këtë gjë këtë vit, sipas raportit, nëse Maqedonia mund të zgjidhë cështjen e emrit në bisedimet me Greqinë.

Në dokument thuhet se sherret locale mund të frenojnë këtë që quhet “afat ambicioz”. “BE nuk mund dhe nuk do të importojë sherret bilaterale. Kjo është arsyeja se pse partnerët e ballkanit janë të shqetësuar, dhe këto cështje duhet të zgjidhen me urgjencë” thuhet në draft.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident tragjik, humb jetën një person në aksin Peqin-Elbasan (EMRI)
Vettingu në polici, Xhafaj takon ambasadorët e huaj, i njeh me detajet e fundit pak para miratimit në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.01136302947998
array(1) { ["section"]=> string(99) "lajm-i-mire-per-shqiperine-drafti-i-komisionit-evropian-hapen-bisedimet-per-anetaresim-ne-be-105966" }