LAJM I MIRË për shqiptarët që jetojnë në Luksemburg, u njihen kontributet e punës dhe sigurimeve shëndetësore në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 11:59 01-04-2017 LAJM I MIRË për shqiptarët që jetojnë në Luksemburg, u njihen kontributet e punës dhe sigurimeve shëndetësore në Shqipëri

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Luksemburg do t’iu njihen kontributet e vjetërsisë së punës dhe sigurimeve shëndetësore.

Marrëveshja e arritur në Luksemburg mes Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksengurgut do të bëjë të mundur që shqiptarët që punojnë në këtë vend, t’iu njihen vitet e punës në vendin tonë në mënyrë që të përfitojnë pensionin.

 Zv. Ministrja Vjollca Braho shprehet , “pavarësisht vështirësive të hasura, do të vazhdojmë punën për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla me të gjithë vendet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, në mënyrë që askush të mos humbë asnjë qindarkë nga paratë e derdhura për efekt pensioni”.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë 1300 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Luksengurg dhe anasjelltas.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022574186325073
array(1) { ["section"]=> string(126) "lajm-i-mire-per-shqiptaret-qe-jetojne-ne-luksemburg-u-njihen-kontributet-e-punes-dhe-sigurimeve-shendetesore-ne-shqiperi-73766" }