Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët që përdorin teknologjinë e konkretisht atë të hartave dixhitale.
Motor i kërkimit "Google Maps" tanimë vjen edhë në gjuhën shqipe.
“Sot ne po e bëjmë Google Maps edhe më të dobishëm, kemi shtuar 39 gjuhë të reja, të cilat fliten nga 1.25 miliardë njerëz në mbarë botën: Gjuhën afrikane, gjuhën shqipe, armene, azerbaxhane, boshnjake, kroate, maqedonase, turke etj”, thuhet në njoftimin e Google Maps.
Ky është një lajm i rëndësishëm për shqiptarët të cilët duan ta përdorin shërbimin e hartave dixhitale. Google Maps, 14 vjet më parë ishte vetëm në gjuhën angleze, ndërkohë që me kohën ka zgjeruar hartën e përfshirjes së gjuhëve për përdorim.
Tashmë pritet një zgjerim tjetër, që lidhet me përdorimin nga bizneset shqiptare, të cilët duan të reklamojnë produktet e tyre.