Lajm i mirë për Thethin, merr fund ankthi i pushuesve në Alpet shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 22:42 07-07-2017 Lajm i mirë për Thethin, merr fund ankthi i pushuesve në Alpet shqiptare

Lajmi që bëri xhiron ditën e sotme ishte mungesa e energjisë elektrike në pikën turistike të Thethit.

Një denoncim i banorve tërhoqi vëmendjen e OSHEE, e cila e përgënjeshtroi ankimimin e banorëve, që kishin thënë se ishin 20 ditë pa energji elektrike. OSHEE më herët tha se prej disa ditësh ka ndërprerje dy orëshe për shkak të një problemi në HEC-in që furnizon këtë zonë. Por pak minuta më parë ky institucion shpërndau një tjetër njoftim ku thotë se problemi është zgjidhur përfundimisht dhe se zona e Thethit, tashmë është e furnizuar me energji  24 orë në 24.

Ky padyshim që është një lajm i mirë për banorët e zonës që janë në pikun e sezonit turistik, por edhe për turistët që mund të shijojnë normalisht bukuritë e natyrës në Alpet shqiptare./newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020265817642212
array(1) { ["section"]=> string(77) "lajm-i-mire-per-thethin-merr-fund-ankthi-i-pushuesve-ne-alpet-shqiptare-85410" }