Lajm i mirë/ Ulet çmimi i energjise elektrike, zbuloni kush janë përfituesit duke nisur nga ky muaj

Publikuar tek: ekonomi, më 13:19 25-04-2017 Lajm i mirë/ Ulet çmimi i energjise elektrike, zbuloni kush janë përfituesit duke nisur nga ky muaj

Duke filluar nga ky muaj faturat e energjisë elektrike do të jenë lira për objektet e kultit.

Vendimi erdhi nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në lidhje me reduktimin e tarifës së energjisë elektrike për objektet e kultit, nga 14 në 9.5 lek/kilovat.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, Komiteti Shtetëror për Kultet kishte paraqitur kërkesën mbi mundësinë e ndryshimit të tarifës së energjisë elektrike për bashkësitë fetare, e cila u pasua me rekomandimet pro reduktimit të tarifës nga komisionet parlamentare të Ekonomisë dhe asaj të Veprimtarisë Prodhuese.

Më 22 dhjetor 2016, Bordi i ERE-s, mori vendimin për: “Fillimin e procedurave për rishikimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga Furnizuesi Universal për kategorinë Klient – Objekte Kulti/Bashkësi Fetare”.

Pas më shumë se 3 muajsh procedura, më 6 shkurt 2017, ERE vendos uljen e tarifave me mbi 32% për objektet e kultit.

Tashmë, tarifa e re, prej 9.5 lekë, ka vlefshmëri nga data 1 prill deri më 31 dhjetor 2017, ku në periudhën e fundvitit, ERE rishikon tarifat për operatorët dhe abonentët.

Nga të dhënat, mësohen sa janë rreth 800 objekte kulti fetar (kisha, xhamia, etj)  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033931016921997
array(1) { ["section"]=> string(103) "lajm-i-mire-ulet-cmimi-i-energjise-elektrike-zbuloni-kush-jane-perfituesit-duke-nisur-nga-ky-muaj-76381" }