LAJM I MIRË / Vetëm 9 raste në 24 orët e fundit me COVID-19 në Shqipëri, shkon 409 numri i të infektuarve

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 09-04-2020

Ka shkuar në 409 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri.

9 raste të tjera janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që Tirana është qyteti me numrin më të madh të të prekurve, me 196 raste.

Njoftimi i Ministrisë:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë           196 raste

- Durrës           38 raste

- Lushnje         5 raste

- Elbasan         15 raste

- Fier                32 raste

- Kavajë           8 raste

- Rrogozhinë    4 raste

- Korçë             17 raste

- Vlorë              5 raste

- Shkodër         45 raste

- Lezhë            14 raste

- Berat              2 rast

- Has                12 raste

- Krujë             5 raste

-Tropojë          4 raste

- Pukë               4 raste

- Mirditë           3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098288059234619
array(1) { ["section"]=> string(109) "lajm-i-mire-vetem-9-raste-ne-24-oret-e-fundit-me-covid-19-ne-shqiperi-shkon-409-numri-i-te-infektuarve-201951" }