Lajm i rëndësishëm nga Tatimet: Si mund të përfitojnë nga falja e detyrimeve tatimpaguesit

Publikuar tek: ekonomi, më 12:08 24-05-2017 Lajm i rëndësishëm nga Tatimet: Si mund të përfitojnë nga falja e detyrimeve tatimpaguesit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë tatimpaguesit të cilët janë përfshirë në një procedurë ankimimi.

Nëpërmjet një procedure të thjeshtë, tatimpaguestit mund të përfitojnë nga falja e detyrimeve tatimore.

Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve:

“Të nderuar tatimpagues,

Në zbatim të nenit 11, të ligjit nr.33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore”, ju sjellim në vëmendje se:

Tatimpaguesi, i cili është në proces ankimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet tatimore, i nënshtrohet procedurës së faljes, nëse ai heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë /ankimit /rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës administrative kompetente. 

Për këtë qëllim, tatimpaguesit e përfshirë në një procedurë ankimimi, nëse do të duan të përfitojnë nga ky ligj, më parë do të duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit. 

Aktet e dorëheqjeve, më pas dërgohen nga Drejtoritë Rajonale në adresë të strukturave përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me qëllim përfshirjen në faljen automatike që do të bëhet në sistemin elektronik.

Ju faleminderit!”, /Newsbomb.al/ 

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0088720321655273
array(1) { ["section"]=> string(95) "lajm-i-rendesishem-nga-tatimet-si-mund-te-perfitojne-nga-falja-e-detyrimeve-tatimpaguesit-79783" }