Lajm i rremë për një tërmet të madh, reagon Ministria e Mbrojtjes: Do mbajnë përgjegjësi penale

Publikuar tek: politike, më 22:54 22-09-2019 Lajm i rremë për një tërmet të madh, reagon Ministria e Mbrojtjes: Do mbajnë përgjegjësi penale Lajmi i rremë i postar në disa portale

Prej disa minutash në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme të rreme për një tërmet të madh që thuhet se do të godasë Shqipërinë.

Ky lajm skandaloz majde parashikon edhe orën e saktë të tërmetit, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme.

Ajo çka dihet me siguri është se asnjë tërmet nuk mund të parashikohet, dhe lajme të tilla “vjedhëse klikimesh” nuk bëjnë asgjë veç se përhapin më tepër panik te qytetarët.

Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes.

“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor. Gjithcka po tentohet te behet per te perhapur panik mes qytetareve eshte kriminale. Te gjithe ata qe kane perhapur kete lajm do te mbajne pergjegjesi penale”, njofton ministria e Mbrojtjes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021112203598022
array(1) { ["section"]=> string(100) "lajm-i-rreme-per-nje-termet-te-madh-reagon-ministria-e-mbrojtjes-do-mbajne-pergjegjesi-penale-179423" }