LAJM I TRISHTË/ Shuhet një tjetër YLL i muzikës shqiptare, ndahet nga jeta kitaristi Mehdi Prodani

Publikuar tek: aktualitet, më 23:42 30-10-2020 LAJM I TRISHTË/ Shuhet një tjetër YLL i muzikës shqiptare, ndahet nga jeta kitaristi Mehdi Prodani

Një lajm i trishtë ka mbërritur mbrëmjen e sotme, pasi mësohet se ka ndërruar jetë kitaristi, Mehdi Prodani.  

Njoftimi është dhënë nga nipi i tij, Kujtim Prodani me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Lamtumirë Mehdi Prodani! Lamtumirë o njeri i rrallë! PAQE !” shkruan këngëtari.

Në fillimet e karrierës së tij, Mehdi Prodani vlerësohej si një ndër kitaristët më të mëdhenj të Shqipërisë. Prodani shërbeu si mësues në kitare për shumë të rinj, mes të cilëve këngëtares së madhe, Vaçe Zela.

Në vitet e fundit të jetës, Mehdi Prodani kompozoi dhe interpretoi, ku ndër ta është spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”.

Para se të ndahej nga jeta, Mehdi Prodani po bënte përgatitje që të gjitha krijimet e tij t’i përmblidhte në një album dhe në një koncert recital.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta edhe kompozitori i madh, Avni Mula, i cili është nisur sot për në banesën e fundit.

 Capture.JPG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmeti në Turqi, a duhet të kenë frikë shqiptarët? Flet Luljeta Bozo: Nuk është si COVID të përhapet, por jemi zonë sizmike dhe duhet të jemi të përgatitur…
Tërmeti tragjik në Turqi pasohet nga 410 pasgoditje, nxirren 24 trupa të pajetë nga rrënojat, 804 të plagosur; Kërkimet vazhdojnë në 8 ndërtesa (BILANCI) »
Article Logic
Execution time: 0.013587951660156
array(1) { ["section"]=> string(103) "lajm-i-trishte-shuhet-nje-tjeter-yll-i-muzikes-shqiptare-ndahet-nga-jeta-kitaristi-mehdi-prodani-225864" }