Lajm i trishtë: Shuhet vogëlushja Elsa, vuante nga një sëmundje e rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:01 05-04-2020 Lajm i trishtë: Shuhet vogëlushja Elsa, vuante nga një sëmundje e rëndë

Vogëlushja tetëvjeçare Elsa, nuk ia doli dot. Ajo e humbi jetën ditën e sotme pas sëmundjes së rëndë që vuajti.

Aktivisti Arbër Hajdari njoftoi sonte vdekjen e të voglës. “Elsa ndërroi jetë! Zoti të bëftë prej banorëve të parajsës! Buzëqeshja jote, do të ngelet gjithmonë në zemrën time o e bukura ime!”.

Elsa ishte rritur jetime pa baba. Ajo u ndihmua nga fondacioni me shtëpi të re por pasoi një tjetër sfidë më të madhe, ajo vetem para dy ditësh u diagnostikua me një sëmundje shumë të rëndë.

Elsa Korini ishte vetëm 8 vjeçe, jetonte me mamanë dhe vëllanë e saj, pasi babai i ishte ndarë nga jeta rreth 5 vitë më parë, nga një sëmundje në mushkëri.

Edhe nëna e Elsës, Elvira, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ka humbur shikimin komplet në njërin sy, ndërsa nga syri tjetër shikon shumë pak.

Familja jetonte në një shtëpi të vjetër në Delvinë, derisa Fondacioni Fundjavë Ndryshe vendosi t'u dhurojë një shtëpi të re në qytetin e Fierit.

Gëzimi i vogëlushes dhe i vëllait të saj ishte i papërshkrueshëm, por Elsa nuk mundi ta gëzojë shumë atë shtëpi, duke lënë një dhimbje të madhe te nëna dhe vëllai i saj, por edhe te shqiptarët që arritën ta njihnin përmes televizorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090641975402832
array(1) { ["section"]=> string(76) "lajm-i-trishte-shuhet-vogelushja-elsa-vuante-nga-nje-semundje-e-rende-201497" }