Lajm shprese! Shqiptarët për Shqiptarët mbledhin 50 mijë euro për 3 ditë, Tuana e vogël niset me charter drejt Italisë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:41 29-09-2020 Lajm shprese! Shqiptarët për Shqiptarët mbledhin 50 mijë euro për 3 ditë, Tuana e vogël niset me charter drejt Italisë Elvis Naçi-Tuana

Një lajm shprese në këto ditë të vështira, vjen nga Ilir Hoxholli i ‘Shqiptarët për Shqiptarët’.

Ai bën me dije se Tuana, vogëlushja 2 vjeçare që preku zemrat e të gjithëve, është nisur për kurim drejt Italisë.

“Lotët e saj dhe të miat bëhen lume nga dhimbjet që ajo ka”, shkroi bamirësi elvis Naçi teksa ndau një video të Tuanës e cila qante me ngashërim. Vogëlushja vuan nga “Anemi Hetolimike Autoimune” teksa shqiptarët kanë mundur të mbledhin 50 mijë euro për tri ditë dhe është bërë i mundur dërgimi i saj me avion charter drejt Italisë.

“Lajm i mrekullueshëm. Tuana është vetëm 2 vjec, tre ditë më parë erdhi nje video e dërguar nga nëna e saj, lotët e vogelushes të këputnin shpirtin. Për 3 ditë shqiptarët mblodhen 50 mijë euro që vogëlushja të niset me avion charter spitalor drejt Italisë dhe të marrë trajtimin mjeksore të specializuar. Lus Zotin të na lehtësojë procedurat në këtë kohe pandemie. Një jetë e shpëtuar është një sevap qe Zoti e barazon sikur të kesh shpëtuar gjithe njërëzimin. O Zot shpëtoje Tuanën dhe neve na e lehteso nisjen e saj drejt Italisë...”, shkruan hoxholli.

Urojmë që kjo histori të ketë një fund të lumtur për të gjithë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012555837631226
array(1) { ["section"]=> string(123) "lajm-shprese-shqiptaret-per-shqiptaret-mbledhin-50-mije-euro-per-3-dite-tuana-e-vogel-niset-me-charter-drejt-italise-222059" }