Lajm TRAGJIK: Ndërron jetë në Turqi ish-deputeti socialist Marko Bello, po kurohej për Covid-19

Publikuar tek: aktualitet, më 08:04 04-12-2020 Lajm TRAGJIK: Ndërron jetë në Turqi ish-deputeti socialist Marko Bello, po kurohej për Covid-19 Politikani Marko Bello

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello nuk jeton më. Bello është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare, në Turqi, aty ku po kurohej për Covid-19. Ai ndodhej i shtruar në spital prej 23 ditësh.

Marko Bello nuk e ka fituar dot betejën me virusin dhe ka ndërruar jetë në mesnatë. Lajmin e trishtë e konfirmon dhe socialisti Namik Dokle, me një mesazh të ndjerë për mikun dhe kolegun e tij.

“Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!! Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi...”, shkruan Dokle.

Marko Bello ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për tre mandate, nga viti 2001-2013. Gjatë kësaj periudhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Ndërkohë, në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klodiana Lala: Ministër, t’iu vijë turp, duhet të skuqeni; Ia kthen Lleshaj: Je grua dhe më çarmatos, më ke zënë ngushtë (DEBATI)
Doli për të gjuajtur peshk por nuk u kthye më, polumbarët gjejnë pas 7 ditësh trupin e pajetë të Silvi Priftit »
Article Logic
Execution time: 0.011540174484253
array(1) { ["section"]=> string(100) "lajm-tragjik-nderron-jete-ne-turqi-ish-deputeti-socialist-marko-bello-po-kurohej-per-covid-19-230120" }