Lajme jo të mira nga Italia: Kulmi i pandemisë këtë javë, mbi 5000 punonjës shëndetësie janë infektuar

Publikuar tek: rajon, më 16:10 25-03-2020 Lajme jo të mira nga Italia: Kulmi i pandemisë këtë javë, mbi 5000 punonjës shëndetësie janë infektuar

Lajmet e këqija nuk kanë fund për Italinë, që më shumë se çdo shtet tjetër, gjendet e "mbërthyer" nga koronavirusi.

Mesa duket kulmi i epidemisë ende nuk ka arritur, ndërkohë që pritet këtë javë, e më pas kurba mund të bjerë. Kështu deklaron zv.drejtori i OBSH-së, Ranieri Guerra.

"Unë mendoj që kjo javë dhe ditët e para të javës tjetër do të jenë vendimtare, sepse janë momentet ku masat qeveritare të 15-20 ditëve më parë do të mund të bëjnë efekt", tha Guerra. Sipas tij, ditët në vijim pritet të ketë një ulje të numrit të vdekshmërisë.

Ndërkohë, duke u bazuar në sindikatën 'Assomed Anaao', mediat italiane thonë se deri më tani janë mbi 5000 punonjës shëndetësie. Kjo sindikatë bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për t’u ofruar të gjithë punëtorëve pajisje mbrojtëse.

Shefja e sindikatës së Piemonte, Chiara Rivetti deklaroi se "të martën dy kirurgë të tjerë ishin vendosur në pajisjet për frymëmarrje për shkak të gjendjes kritike shëndetësore".

Kujtojmë se deri më tani në Itali coronavirusi ua ka marrë jetën 6,820 personave, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë ka shkuar në 69.176.

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084538459777832
array(1) { ["section"]=> string(107) "lajme-jo-te-mira-nga-italia-kulmi-i-pandemise-kete-jave-mbi-5000-punonjes-shendetesie-jane-infektuar-200044" }