Lajme pozitive nga Kosova, vetëm 1 i infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

Publikuar tek: rajon, më 07:24 28-05-2020 Lajme pozitive nga Kosova, vetëm 1 i infektuar dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit Foto ilustruese

Lajme të mira vijnë nga Kosova, pasi në 24 orët e fundit vetëm 1 person ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa 7 qytetarë ia kanë dalë të fitojnë luftën me koronavirusin.

Numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 1048, nga të cilët 801 janë shëruar, ndërsa 30 persona kanë humbur jetën.

217 është numri i rasteve aktive, ndërkohë që Kosova pritet të heqe masat ndaj koronavirusit duke filluar nga 1 qershori.

Njoftimi i IKSHPK-së:

SHTATË TË SHËRUAR DHE NJË RAST ME COVID-19!

Sot më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Vushtrri).

Sot më 27 maj 2020, janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 801 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.992 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.048 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010292053222656
array(1) { ["section"]=> string(89) "lajme-pozitive-nga-kosova-vetem-1-i-infektuar-dhe-7-te-sheruar-ne-24-oret-e-fundit-208079" }