24 orët e fundit në Nju Jork kanë sjellë lajmë pozitive, pasi numri i viktimave është më i vogël se ditët e tjera.
Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo tha të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet pati 540 të vdekur nga koronavirusi, shifra më e ulët ditore në më shumë se dy javë.
Ndërkohë guvernatori u shpreh se ka rreth 2000 të tjerë të infektuar, një shifër e vogël në krahasim me ditët e tjera, por gjithsesi që mbetet e madhe, duke parë kapacitetet e spitaleve që janë mbushur plot.
Nju Jorku, që është edhe shteti i goditur më rëndë nga COVID-19, urdhëroi vënien e detyrueshme të maskave ose të mbulesave të fytyrës në publik për të frenuar përhapjen e virusit.
Ndërkohë më shumë se 20 milion njerëz kanë dorëzuar kërkesat për pagë papunësie, pasi kanë humbur punën, ndërsa mbyllja e bizneseve ka bllokuar ekonominë e vendit.
Por ka edhe lajme të mira, pasi kompania Walmart tha se do të punësojë rreth 50 mijë persona në dyqanet e saj dhe qendrat e shpërndarjes për të përmbushur rritjen e kërkesës për sende ushqimore apo sende të domosdoshme shtëpiake nga konsumatorët e detyruar të qëndrojnë në shtëpi.