‘Lajmësi nuk ka faj, e neveritshme të vësh dorë ndaj tyre’

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:52 13-05-2019 ‘Lajmësi nuk ka faj, e neveritshme të vësh dorë ndaj tyre’

Shkruan Lutfi Dervishi:

Gazetarët, kameramanët dhe gjithë punonjësit e medias në terren - janë më të munduarit, më të keqpaguarit dhe njerëzit më të mirë që ka gazetaria (“profesioni më i mirë në botë”).

Jo vetëm duhen mbrojtur e mbështetur, por duhen ndihmuar se shpesh janë vetëm mes tri zjarresh: protestuesve, policisë dhe “politikave editoriale” të pronarëve!

Janë njerëz që punojnë me orar a pa orar, ditën dhe natën, në shi dhe nën gaz lotsjellës- janë më të rrezikuarit.

E imagjinoni një moment të vetëm se çfarë do të shikonit në ekran pa raportimet e tyre? Do të shikoni atë që shihni në netët “normale”- blla-blla- blla!

Nuk është thjesht krim, por e neveritshme të vësh dorë ndaj tyre!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021497964859009
array(1) { ["section"]=> string(62) "lajmesi-nuk-ka-faj-e-neveritshme-te-vesh-dore-ndaj-tyre-164105" }