Lajmet e rreme mbi koronavirusin, prokuroria bën njoftimin e rëndësishëm: Ndjekje penale për postimet që shkaktojnë panik

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 24-02-2020 Lajmet e rreme mbi koronavirusin, prokuroria bën njoftimin e rëndësishëm: Ndjekje penale për postimet që shkaktojnë panik Ilustruese

Ditën e djeshme një mesazh audio në "Whatsapp" ku thuhej se në vendin tonë ka disa raste me koronavirus u përhap me shpejtësi duke alarmuar qytetarët.

 

Pas këtij rasti Prokuroria e Tiranës bën me dije se do të ndjekë penalisht çdokënd që përhap panik në rrjetet sociale apo platforma të ngjashme mbi koronavirusin bazuar në informacione të pavërteta.

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Në mesazhin e djeshëm një vajzë shprehej se në vendin tonë kishte disa raste me koronavirus por që mbaheshin të fshehta. Lajm u përhap gjeresisht dhe për këtë mesazh reagoi Ministra e Shëndetësisë e cila e përgënjeshtoi duke thënë se nuk ka asnjë rast të prekur në vendin tonë.

Njoftmi Prokurorisë

“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, duke marrë shkas nga të dhënat e ndryshme të bëra publike në media si dhe përhapja e mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme mbi përhapjen e mundshme të Coronavirusit, në vendin tonë, filloi kryesisht hetimin për veprën penale të “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal.

Objekti i hetimit lidhet me situatën e krijuar si rezultat i hapjes së informatave për të cilat dyshohen se janë të rreme, për shkak të natyrës sensitive që paraqet përhapja e këtyre informacioneve në masën e gjerë.

Duke treguar impenjimin maksimal të prokurorisë, në trajtimin e rasteve të tilla, sjellim në vëmendjen e qytetarëve se çdo përhapje e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është penalisht e dënueshme.

Vijojmë të ndjekim me interes të shtuar, çdo të dhënë në raport me rastin konkret, duke kërkuar mirëkuptimin dhe besimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, mirëpresim çdo qytetar për informacionet që mundet të disponojnë", thuhet në një njoftim zyrtar të Prokurorisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006929874420166
array(1) { ["section"]=> string(126) "lajmet-e-rreme-mbi-koronavirusin-prokuroria-ben-njoftimin-e-rendesishem-ndjekje-penale-per-postimet-qe-shkaktojne-panik-196260" }