Lajmet me gjoks jashtë, Enki : Ja si më komentuan

Publikuar tek: aktualitet, më 06:55 04-07-2015 Lajmet me gjoks jashtë, Enki : Ja si më komentuan

Enki Braçaj, spikerja e lajmeve që u bë në pak ditë shumë e famshme, rrëfen se si është komentuar prezenca e saj në televizionin ku vajzat prezantojnë me dekolte shumë të hapur ku duket një pjesë e madhe e gjoksit. Ajo thotë për gazetën ‘’Panorama’’ se këto ditë ka dëgjuar moralet e imoralëve dhe se nuk është mërzitur pak nga komentet. E pyetur nëse ka qenë kriter gjoksi për përzgjedhjen e saj si folëse, Enki e ka mohuar,duke thënë se kriteri kryesor ka qenë komunikimi.

"Jam 21 vjeç dhe vazhdoj studimet në Marrëdhënie Komunikimi me Publikun. Kam tentuar pa fund të hyj në botën e televizionit, duke trokitur në disa media, pork am konstatuar se ka qenë shumë-shumë e vështirë për të depërtuar. Jam e sigurtë që çdokush që do të ishte në vendin tim, pa dyshim që do e kishte pranuar një ofertë të tillë. Shumë vajza e kanë dëshiruar ta bëjnë këtë që bëra unë, por u ka munguar guximi. Unë e gjeta atë guxim dhe ja ku jam”, thotë Enki.

Ajo tregon edhe se si iu fut rrugës së këtij televizioni.

“Ofertën ma bëri Ismet Drishti, pronari I Zjarr TV. Kriteret e përzgjedhjes pak prej nesh i përmbushnin. Askush s’na zgjodhi për formën e gjoksit”, thotë ajo duke shtuar se nëse do kishtë një gjoks të varur apo të vogël do ishte përzgjedhur.

“Besoj po, pasi dhe ajo transparencë do ishte. Pra i përmbahet filozofisë së televizionit për transparencë në informim.  Veshja jonë është skenike dhe nuk mund të quhemi të ‘’zhveshura’’ në ekran, përderisa kemi xhaketën sipër. Ndaj nuk më shkakton problem. Ideja dhe mesazhi që sillet  me xhaketën e hapur sipër gjoksit, është një lloj revolte e jona ndaj mediave në Shqipëri, të cilat shiten sa majtas dhe djathtas. Hapja e xhaketës është simbolikë  e shprehjes së transparencës nga ana jonë, pra gjithmonë për lajmin e vërtetë.”, shton Enki.

A do arrinte të bënte një intervistë në studio me një të ftuar me xhaketë zbërthyer? Përgjigjet që po

“Është problemi I tij jo I yni, nëse nuk do mundej. Ne nuk pranojmë persona që vuajnë nga zemra, por ftesa mbetet e hapur për këdo që do të vijë në studio. Ska pse të mos ndihet rehat përballë meje. Mirë është që të dëgjojë atë që unë them, jot ë më shohë… Ne nuk detyrojmë askënd për mënyrën e të veshurit”, komenton folësja.

E pyetur për reagimet e shikuesve dhe të familjes ajo thotë:

“Jam shumë e lumtur që mata edhe një herë pulsing e shqiptarëve, kuptova moralin e imoralëve dhe kjo gjë s’më pëlqen. Nëse unë do kisha parë një femër në vendin tim s’do e paragjykoja, bëjnë mirë të mos paragjykojnë.

Falenderoj Zotin për marrëdhënien që kam me familjarët e mi. E bisedova fillimisht me tad he më mbështetën. U mërzitëm pak nga komentet, por më mbështetën pa fund dhe nuk më kërkuan në asnjë moment të heq dorë.

Shumë imoralë po bëjnë moral këto ditë. Unë prisja hapjen e ndonjë faqeje në ‘’Facebook’’ të tipit të bëhemi kaq persona që të vrasim Enkin. U bënë thirrje për protestë për mbyllje të televizionit, por nuk u mblodh askush.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Godet me bastun në kokë kunatën, arrestohet 35 vjeçarja (Emri)
Vrasjet dhe grabitjet e turistëve çekë në Veri të Shqipërisë, 1 për çdo vit »
Article Logic
Execution time: 0.014309883117676
array(1) { ["section"]=> string(52) "lajmet-me-gjoks-jashte-enki-ja-si-me-komentuan-15301" }