Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar pas lajmeve se SHBA dhe BE po përplasen për hapjen e negociatave të vendit tonë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasadorja shkruan se SHBA dhe BE janë të bashkuara dhe mbështesin Shqipërinë dhe se në asnjë moment SHBA nuk ka thirrje për "mbylljen e syve" ndaj mangësive.
“Ky artikull e karakterizon keq situatën. SH.B.A. dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment, SH.B.A. nuk ka bërë thirrje për "mbylljen e syve" ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin.
Kjo është arsyeja pse SHBA së bashku me BE - përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuse të jetë funksionale deri më 12/31. Shikoni faktet,” shkruan ambasadorja në postimin e saj