LAJMI I FUNDIT/ Arrestohen gjatë natës 12 persona, planifikonin sulme terroriste

Publikuar tek: bota, më 09:20 18-06-2016 LAJMI I FUNDIT/ Arrestohen gjatë natës 12 persona, planifikonin sulme terroriste Foto ilustruese

Belgjikë – Autoritetet belge njoftuan mëngjesin e sotëm se gjatë natës kanë arrestuar përreth Belgjikës 12 persona që planifikonin sulme terroriste dhe kanë bërë kontroll në mbi 40 shtëpi në vend, bëri të ditur zyra e prokurorit federal me anë të një deklarate për shtyp. 

“Lidhur me hetimet për terrorizmin…janë pyetur 40 persona. 12 prej tyre janë arrestuar. Gjykatësi do të vendosë për mbajtjen ose jo të tyren gjatë ditës së sotme” thuhet në deklaratë.

Europa është në alert ndërkohë që në Francë luhet Euro2016. Kamikazët islamikë, vranë 32 njerëz në Bruksel në muajin mars, duke ndjekur sulmet terroriste në Paris në nëntorin e vitit të kaluar ku u vranë 130 persona. Investigatorët konfirmuan lidhjet e të dyshuarve, disa prej të cilëve ndodhen në Belgjikë.

Televizioni flamen VTM bëri të ditur se njerëzit u arrestuan gjatë natës dhe dyshoheshin se po planifikonin një sulm në Bruksel gjatë fundjavës, kur të lunate ekipi belg.

Policia belge deklaroi të mërkurën se kishte marrë një paralajmërim antiterror për një grup ushtarësh islamikë që kishin ikur së fundmi nga Siria dhe që planifikonin sulme terroriste në Belgjikë dhe Francë, thanë zyrtarë të sigurisë. Të premten policia arrestoi një njeri të quajtur Youssef E.A, me kombësi belge, në dyshimin se ka marrë pjesë në aktivitete terroriste në sulmet e Brukselit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëzohet Putin: Amerika, e vetmja superfuqi në botë
Pamjet e orgjisë, britanikët shpërthejnë në ishullin e Spanjës (VIDEO +18) »
Article Logic
Execution time: 0.011793851852417
array(1) { ["section"]=> string(84) "lajmi-i-fundit-arrestohen-gjate-nates-12-persona-planifikonin-sulme-terroriste-43889" }