Lajmi i fundit/ Bie helikopteri, besohet se në bord ishin 17 persona

Publikuar tek: bota, më 12:30 29-04-2016 Lajmi i fundit/ Bie helikopteri, besohet se në bord ishin 17 persona Foto ilustruese

Oslo - Një helikopter besohet se ka rënë mëngjesin e kësaj të premteje, raportojnë mediat në Norvegji, ndërkohë që sipas raportimeve të para besohet se në të kanë qenë 13 deri në 17 persona. 

Disa dëshmitarë e përshkruajnë rënien me një shpërthim të fuqishëm dhe njerëz janë parë edhe në det, raportohet në televizionin TV2 të Oslos, duke shtuar se disa njerëz janë shpëtuar.

“Shërbimet e emergjencës janë rrugës drejt zonës Turoy, pasi raportimet flasin për rënien e një helikopteri” shkruan policia norvegjeze në twitter, duke iu referuar një ishulli që është afër qytetit Bergen.

Raportimet e para thonë se helikopteri po transportonte punëtorë në një fushë nafte off shore në detin e veriut.

Disa raportime mediash thonë gjithashtu se numri I personave në bord ishte nga 13 deri në 17 persona. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028903007507324
array(1) { ["section"]=> string(72) "lajmi-i-fundit-bie-helikopteri-besohet-se-ne-bord-ishin-17-persona-39032" }