Lajmi i fundit/ BREXIT, gjykata rrëzon Theresa May në Britani: Të pyesë Parlamentin

Publikuar tek: bota, më 12:13 24-01-2017 Lajmi i fundit/ BREXIT, gjykata rrëzon Theresa May në Britani: Të pyesë Parlamentin Trupa e gjyqtareve te Gjykates se Larte ne Britani qe rrezuan sot qeverine britanike per BREXIT

Zhvillime interesante u lajmëruan sot në Londër, kur pak minuta më parë Gjykata Supreme në Londër ka vendosur se Parlamenti duhet të votojë nëse qeveria e drejtuar nga Theresa May mund të fillojë procesin e BREXIT. 

Qeveria, edhe pse ishte vendosur një afat në 31 mars, nuk mund të fillojë asnjë diskutim sipas vendimit të gjykatës, pa u shqyrtuar më parë në parlamentin britanik.

Sipas informacionit paraprak, sot në mbrëmje, qeveria do të ketë një deklaratë për këtë vendim. Pala që ka fituar gjyqin ka argumentuar në gjykatë se mohimi I një shprehjeje mendimi nga Parlamenti në Britani, do të ishte një proces jodemokratik.

Qeveria kishte argumentuar se në bazë të traktatit të Lisbonës në hapjen e bisedimeve, nuk kishte nevojë të merrte vendimin e deputetëve.

Ceshtja e marrëdhënieve të Britanisë me Bashkimin Evropian dhe me BREXIT, pas vendimit të sot të Gjykatës së Lartë, do të hyjë në një fazë të re.

BBC raporton se Presidenti I Gjykatës së Lartë Lordi Neuberger tha: Me një maxhorancë 8 me 3, Gjykata e Lartë vendosi që qeveria nuk mund të bazohet te artikulli 50 I Lisbonës pa një akt të parlamentit që e autorizon të bëjë dicka të tillë.

Prokurori I Përgjithshëm Jeremy Ëright tha se qeveria ishte “e zhgënjyer”.

Gina Miller, një nga anëtarët e fushatës që e coi cështjen në gjykatë tha se Brexit ishte një nga cështjet më ndarëse të kësaj gjenerate dhe shtoi se fitorja e saj nuk ishte për politikën, por për procesin. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022842168807983
array(1) { ["section"]=> string(86) "lajmi-i-fundit-brexit-gjykata-rrezon-theresa-may-ne-britani-te-pyese-parlamentin-66484" }