Nga hetimet në Lazarat , të cilat po kryesohen nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Xholi janë evidentuar 10 vatra zjarri, 100 gëzhoja, një granatë dhe një thikë. Efektivët kanë kqyrur vendngjarjen ku u vra një efektiv i policisë dhe u plagosën dy të tjerë, ku ka rezultuar se 100 gëzhojat janë kallashnikovi dhe mitralozi. Municioni i gjetur janë dëshmi e luftimeve mes grupit të armatosur mëngjesin e së mërkurës. Në vendngjarje ndodhet edhe furgoni i policisë i cili u godit nga plumbat.
Lazarati vijon të jetë i rrethuar nga forca të shumata policie të , cilët po kryejnë një operacion për kapjen e 21 shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët dy shohet se kanë qenë pjesë e grupit i cili gjuajti ndaj policisë , në momentin kur një patrullë, po shkonte të verifikonte një ngjarje e cila ishte raportuar në komisariatin e Gjirokastrës.
Por në momentin që patrulla e Policisë është nisur për në vendin ku do të kapej një i dyshuar, i cili kishte hapur zjarr ndaj policisë, patrulla është sulmuar nga një makinë e blinduar. Gjatë përplasjes me armë, mbeti viktimë efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë, të cilët janë jashët rrezikut për jetën.
Dje në orën 19 policia, pas identifikimit të grupi, filloi mësymjen në fshatin Lazarat , ku pas ndërprerjes së aksionit gjatë natës për shkak të rrezikshmërisë, ai ka rifilluar sërish. Në komunikatën para fillimit të operacionit policia u shpreh e vendosur për kapjen e autorëve të grupit, madje deklaroi se nëse do bëjnë rezistencë ata do të asgjesohen. Deri më tani nga 21 personat e shpallur në kërkim janë vetëdorëzuar 11 prej tyre.