Lajmi i mirë/ Vëllai i Alvin Berishës është gjallë, kthehet sot në Shqipëri (DYSHIMET PËR NËNËN E FËMIJËVE)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:30 27-10-2020 Lajmi i mirë/ Vëllai i Alvin Berishës është gjallë, kthehet sot në Shqipëri (DYSHIMET PËR NËNËN E FËMIJËVE)

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi ditën e sotme ka dhënë një lajm të mirë.

Ai është shprehur se vëllai i Alvin Berishës, i cili u shpëtua nga kampi AL-Hol disa muaj më parë,  është gjallë.

Elezi tregoi se vëllai i Alvinit, Bunjamini 4 vjeç, pritet të mbërrijë sot në Shqipëri së bashku më tre fëmijët e tjerë.

Ndër të tjera Elezi është shprehur se dyshohet se edhe nënë e Alvinit dhe Benjaminit është gjallë, por në gjendje kritike dhe dyshohet se ndodhet në një spital.

“Bunjamini afër katër vjeç dhe është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri ishte djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj i cili është vrarë. Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij, nuk ka pas njohuri nga njerëzit e tjerë të kampit, gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it. Ndërkohë tashmë personat që kanë qenë të plagosur janë marrë nga autoritetet kurde dhe kanë marrë ndihmën mjekësore,” tha Elezi për ‘abc e mëngjesit’.

Kujtojmë që pasditen e djeshme Gjysmëhëna e Kuqe Siriane ka bërë me dije se ka nisur riatdhesimin e katër fëmijëve shqiptarë dhe një gruaje që ndodhen në kampin Al-Hol.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sistemi Shëndetësor/ Rama publikon vlersimin e ‘Lancet’: Shqipëria me 70 pikë, më e larta në rajon
Të veshur si policë, me armë e radiomarrëse, arrestohen 5 të rinjtë që vidhnin shtëpitë në Selenicë; Çfarë bënë dy ditë më parë (DETAJE-EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.01166820526123
array(1) { ["section"]=> string(110) "lajmi-i-mire-vellai-i-alvin-berishes-eshte-gjalle-kthehet-sot-ne-shqiperi-dyshimet-per-nenen-e-femijeve-225310" }