Lajmi i rremë për njohjen e Kosovës nga Xhamajka, deputetja e AKK kërkon shkarkimin e Konjufcës: Rrahagjokësi për merita dhe fshehje pas të tjerëve për dështimet

Publikuar tek: rajon, më 23:22 21-02-2020 Lajmi i rremë për njohjen e Kosovës nga Xhamajka, deputetja e AKK kërkon shkarkimin e Konjufcës: Rrahagjokësi për merita dhe fshehje pas të tjerëve për dështimet Flamujt e Xhamajkës dhe Kosovës

Pas lajmit të rremë të shpërndarë mbrëmjen e djeshme nga krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, për njohjen e kësaj të fundit nga shteti i Xhamajkës, reagimet publike kanë qenë të shumta.

Së fundmi, deputetja e AAK-së Donika Kadaj Bujupi shkruan se ministri i Jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca duhet të japë dorëheqjen nga posti për shkak të amatorizmit të djeshëm.

‘Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm, do të thoshin dikur VV dhe LDK para ardhjes në pushtet. Përgjegjësia e ambasadores nuk shkon vetëm. Rrahagjokësi për merita dhe fshehje pas të tjerëve për dështimet’, shkruan ndër të tjera deputetja.

Reagimi i plotë i deputetes së AAK:

Levizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ardhur në pushtet me premtimin se nën qeverisjen e tyre do të instalojnë logjikë llogaridhënëse.

Mirëpo amaterizmi profesional i shprehur me çështjen Xhamajka flet ndryshe.

Prej mobilizimit të aparatit propagandues në rrjete sociale për marrjen e meritave se njohja erdhi si rezultat i qeverisë së re, kaluan tek shmangia e përgjegjësisë.

Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm, do të thoshin dikur VV dhe LDK para ardhjes në pushtet. Përgjegjësia e ambasadores nuk shkon vetëm.

Rrahagjokësi për merita dhe fshehje pas të tjerëve për dështimet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085709095001221
array(1) { ["section"]=> string(166) "lajmi-i-rreme-per-njohjen-e-kosoves-nga-xhamajka-deputetja-e-akk-kerkon-shkarkimin-e-konjufces-rrahagjokesi-per-merita-dhe-fshehje-pas-te-tjereve-per-deshtimet-196024" }